Arben Ahmetaj

Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj kundër taksës 100 % të mallrave serbe në Kosovë

Qeveria e Shqipërisë është deklaruar kundër biznesit vendës dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me vendosjen e taksës në masën 100% ndaj mallrave serbe e atyre boshnjake. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100% është vlerësuar i dëmshëm për ekonominë e dy vendeve, nga ana e ministrit të Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, i cili  i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët. Ndërsa për bizneset në Shqipëri masa e marrë nga Qeveria e Kosovës është e drejtë, por e vonuar në kohë, njëherësh edhe si mundësi dhe si një derë e hapur në rrugën drejt tregut të Kosovës. Në mes të një debati proteksionist dhe me tipare nacionaliste, biznesi i Shqipërisë edhe mund të korrë përfitime nga ky vendim i Qeverisë së Kosovës, ka thënë ministri i “moderuar”Ahmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …