Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim, në ministri, ambasadorin fuqiplotë të Mbretërisë së Suedisë, shkëlqesinë e tij Henrik Nilsson. Në takimin e tyre të parë, ministri Berisha dhe ambasadori Nilsson biseduan për marrëdhëniet e mira shtetërore ndërmjet dy vendeve e sidomos për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Suedisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
