Ministri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O'Connel

Ministri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connel

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për të arriturat gjatë këtij gjashtëmujori të parë në fushën e financave publike. Më këtë rast, Ministri Hamza duke falënderuar ambasadorin O’Connell  dhe shtetin Britanik, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Kosovën, ai gjithashtu e njoftoi atë për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të hyrave dhe nivelin e shpenzimeve buxhetore, Buxhetin e shtetit gjatë këtij gjashtëmujori, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi. Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, shprehi gatishmërinë e shtetit britanik për vazhdimin e mbështetjes  dhe bashkëpunimin me Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …