Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias ka qëndruar për një vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias ka qëndruar për një vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka qëndruar për një vizitë në vendin tonë  me ç’ rast ka biseduar me ministrin  e Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli. Përmes një njoftimi për media, Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Greqia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në INTERPOL. Kocias e ka ftuar ministrin Pacolli që ta vizitojë Athinën. Diplomati grek është takuar gjatë ditës edhe me kryetarin, Hashim Thaçi. Ai gjatë vizitës në disa vende të rajonit fillimisht ka biseduar me zyrtarët e lartë në Beograd dhe në Maqedoni. Në Beograd, Kocias kishte deklaruar se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se hapja e zyrës tregtare të Kosovës në Athinë, nuk është përfaqësi diplomatike. Greqia është njëra nga pesë shtetet e BE-së, e cila nuk e ka njohur Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …