Ambasadori i Rusisë në OKB paralajmëron rrezik të madh në rast se fillon lufta ndaj regjimit të Sirisë

Ambasadori i Rusisë në OKB paralajmëron rrezik të madh në rast se fillon lufta ndaj regjimit të Sirisë

Ambasadori i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vasili Nebeznja ka tërhequr vërejtjen se në rast se fillon lufta ndaj regjimit të Sirisë, lufta mund të përshkallëzohet dhe mund të përfshihet edhe Rusia. Ai iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj që të përmbahen nga aksioni ushtarak në Siri që pritet të nis për shkak të përdorimit të armëve kimike nga pushteti i atjeshëm dhe ka theksuar se prioritet urgjent duhet të jetë shmangia e luftës. Pyetjes se a mund të ndodhë që lufta ndaj regjimit të Sirisë t’i vë përball Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë?, ai i  është përgjigjur që fatkeqësisht, nuk mund të përjashtohet kjo mundësi. Ne kemi parë porositë që vijnë nga Washingtoni dhe ato janë shumë luftë nxitëse. Rreziku nga eskalimi i situatës është më i madh se sa kur bëhet fjalë vetëm për Sirinë, sepse ushtria jonë është atje… Andaj, situata është shumë e rrezikshme, ka theksuar ambasadori i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vasili Nebeznja.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …