leoni

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është takuar në Turqi me zëvendës-kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është takuar në Turqi me zëvendës-kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është takuar në Turqi me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ku po marrin pjesë në Forumin diplomatik të Antalias. Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Osmani ka bërë me dije se me Abazoviqin ka folur për NATO-n, Ukrainën dhe anëtarësimin në Bashkim Evropian. “Me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias. Dy vendet kanë orientim të qartë gjeopolitik-anëtarë të NATO-s, mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, partnerë kredibil të BE-së të harmonizuar 100 për qind  me PBJS dhe të bashkuar e vendosur në qëllimin tonë anëtarësimin e plotë në BE”, ka shkruar Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …