Annalena Berbuk

Ministrja gjermane, Annalena Berbuk, ka shprehur optimizëm për rregullimin e marrëdhënieve në mes të dyja anëve të Mitrovicës

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Berbuk, ka shprehur optimizëm për rregullimin e marrëdhënieve në mes të dyja anëve të Mitrovicës. Ministrja gjermane tha se shpreson që një ditë ura të jetë e hapur dhe të pinë kafe në jug e të hanë darkë në veri. “Shpresoj që herën tjetër të pimë kafe në jug e të hamë darkë në veri”, u shpreh kryediplomatja gjermane në takimin me kryetarët. Edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, u shpreh i gatshëm për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të qytetit pa dallim. Ndërsa edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojevic, u shpreh i hapur për bashkëpunim me Jugun e Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Rama

Rrahman Rama: Besoj se ish-krerët e UÇK-së do ta fitojnë betejën e fundit në Hagë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se katër …