Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dhe ministri i Turqisë, Hakan Fidan, do të bisedojnë në Moskë lidhur me eksportimin e grurit

Ministri i Jashtëm i Rusisë,   Sergei Lavrov dhe ministri i  Turqisë, Hakan Fidan,  do të zhvillojnë bisedime në Moskë në të ardhmen e afërt, bëri të ditur  agjencia e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova. Turqia po përpiqet të bindë Rusinë që të kthehet në një marrëveshje që lejon eksportimin e grurit përmes porteve ukrainase në Detin e Zi. Autoritetet në Rusi kanë paralajmëruar se kryetari  Vladimir Putin së shpejti mund të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për marrëveshjen e lartpërmendur dhe çështje të tjera. Aktualisht data dhe vendi i takimit ende nuk janë shpallur.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …