Ministri i Jashtëm Pacolli, pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri amerikan Kosnett

Ministri i Jashtëm Pacolli, pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri amerikan Kosnett

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale, nëpërmjet të cilave ai u akreditua si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i ShBA-ve në vendin tonë. Në margjina të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ata vunë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve, njofton MPJ. Gjatë takimit, kryediplomati kosovar, Pacolli, e ka konsideruar si “jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të afërt me ShBA-në”.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …