Ministri rus S. Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se diplomatët rusë dhe ata amerikanë pritet të takohen sot në Stamboll

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se diplomatët rusë dhe ata amerikanë pritet të takohen sot në Stamboll. Ministri rus tha se të dy vendet do të diskutojnë çështje në funksionimin e ambasadave të dy vendeve të tyre gjatë bisedimeve. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se të dy vendet kishin rënë dakord të rivendosnin funksionalitetin e misioneve përkatëse në Uashington dhe Moskë, gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite javën e kaluar. Gjatë takimit në Arabinë Saudite, dy shtetet janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet me mundësinë që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Kryetari  ukrainas Vladimir Zelensky, ka reaguar duke thënë se është lënë jashtë këtyre bisedimeve – duke këmbëngulur se edhe Ukraina duhet të jetë pjesë e bisedimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …