Biletë vjetore nga Komuna e Prishtinës për Institucionet dhe Korporatat me përgjegjësi sociale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar miratimin e biletës vjetore të dedikuar për institucionet dhe korporatat që zbatojnë programe të përgjegjësisë sociale dhe subvencionojnë transportin për punonjësit e tyre duke kontribuar për një mjedis më të pastër.

Përfitimet nga ky vendim i komunës janë lehtësim për stafin duke ofruar një alternativë të qëndrueshme transporti, ulje të kostove për vendparkime dhe transport të brendshëm, mbështetje për zhvillimin e transportit publik dhe zvogëlim të trafikut në Kryeqytet.

Bashkë mund të krijojmë një qytet më të pastër, më të qasshëm dhe me transport publik më të avancuar, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …