Ditën e shtunë fillon muaji i muaji i Ramazanit, muaji i agjërimit. Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka publikuar vaktinë e Ramazanit për vitin 2025. Dita e parë e Ramazanit është me 1 mars. Syfyri është në ora 04:34, ndërsa iftari në ora 17:33. Dita e fundit e Ramazanit është më 29 mars, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 30 mars, ditë e diel, ka bërë të ditur Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
