Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kërkon nga Bashkimi Evropian që të ushtrojë ndikim ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kërkon nga Bashkimi Evropian që të ushtrojë ndikim ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi sot se shqiptarët e Kosovës ‘nuk arritën të përmbushin’ marrëveshjet me Serbinë dhe se BE-ja duhet të ndikojë te Kosova. Ai në fillim të bisedimeve me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiq vlerësoi se marrëdhëniet mes Moskës dhe Beogradit janë duke përparuar në çdo fushë. “Kontaktet tona kanë qenë intensive. Mbaj mend ngrohtësinë e vizitës sime në Serbi në shkurt, kur ne festuam 180-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pas kësaj, kemi pritur më 8 dhe 9 maj, presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores, dhe përveç kësaj gjithashtu kishte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Ne e çmojmë shumë “, ka thënë Lavrov.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …