leoni

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se Viena nuk do ta votojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se Viena nuk do ta votojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka dhënë një intervistë për televizionin e parë serb, ku ka folur për për dialogun, ushtrinë e Kosovës dhe për njohjet e Kosovës. Sa i përket themelimit të ushtrisë së Kosovës, Daçiq tha se nuk do të mbetet kështu. “Nuk pres të përfundoj në këtë mënyrë kur bëhet fjalë për ushtrinë e Kosovës” u shprehë ministri serb. Daçiq foli edhe për idenë e Amerikës për tërheqjen e UNMIKUT nga Kosova, ku doli kundër. “Amerika mund të shkruaj aq sa dëshiron, nuk ka ndryshim të rezolutës 1244 derisa Këshilli i Sigurimit nuk pajtohet. Meqë nuk ka konsensus, kjo nuk do të ndodhë” u shprehë ai. Ai foli po ashtu edhe për takimin e tij në Austri ku sipas tij Viena nuk do ta votojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Daçiq komentoi deklaratat e Minstrit Nenad Popoviç se dialogu duhet të ndalet nëse Prishtina nuk heq dorë nga themelimi i ushtrisë. Sipas Ivica Daçiq deklarata të tilla nuk duhet të bëhen pa u konsultuar me kryetarin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …