Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka pritur në takim komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, Angjelo Mikele Ristuçia. Ministri Peleshi është shprehur se misioni i KFOR-it në Kosovë ka rëndësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon. Me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, biseduam për bashkëpunimin dhe angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s ose nismave rajonale, si aleatë të besueshëm dhe kontribuues aktivë, ka deklaruar Niko Peleshi. Ai ka përmendur edhe dialogun Kosovë – Serbi, për të cilin ka thënë se Shqipëria mbështet një marrëveshje finale mes dy vendeve që duhet të mundësojë njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, ka saktësuar Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …