Rubin: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duan njohje reciproke në mes të Kosovës e Serbisë, pasi besojmë se kjo është rruga e duhur

Përgjegjësi i Qendrës Globale të Angazhimit,  Xhejms Rubin,   në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka folur edhe për dezinformatat në rajon, çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Diplomati amerikan Xhejms Rubin, ish ndihmës-sekretar i Shtetit amerikan në kohën e luftës në Kosovë, ka folur edhe për çështjen e dialogut dhe se a mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pa njohje zyrtare. Më lejoni të them vetëm se si një amerikan që flet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne duam të shohim njohje reciproke, ne besojmë se kjo është rruga e duhur e veprimit. Megjithatë, si realist, si diplomat, dua të them se jam i inkurajuar që procesi që ka zhvilluar Bashkimi Evropian ka mundësinë t’i normalizojë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ta lejojë Kosovën të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ta lejojë Kosovën të jetë pjesë e NATO-s, të lejohet Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Këta do të ishin hapa të mëdhenj përpara për këtë vend për të cilin kam një ndjenjë të veçantë dhe një dashuri të veçantë. Dhe, mund të mos i arrijë të gjitha objektivat që mund t’i dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose që mund t’i dëshirojë populli i Kosovës, por nëse mund të arrijmë të njihen simbolet e sovranitetit të Kosovës, nëse mund të arrijmë marrëdhënie normale dhe shkëmbime ambasadash dhe nëse Serbia nuk e bllokon më ose nuk mund ta bllokojë Kosovën që të mos jetë pjesë e NATO-s, atëherë mendoj se populli i Kosovës do të ketë arritur diçka shumë më tepër sesa që mund të shpresojë dhe ka shpresuar për një kohë të gjatë, ka saktësuar diplomati Xhejms Rubin.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …