MINISTRI I MINSTRISË SË ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL ELBERT KRASNIQI VIZITOI KOMUNËN E JUNIKUT

Komunën e Junikut e ka vizituar Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ku u mirëprit dhe njoftua nga kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi me historikun e komunës së Junikut, themelimin dhe zhvillimin e saj, potencialet që posedon, si dhe sfidat dhe ndikimin që ka pasur pandemia globale në fusha të ndryshme e sidomos në gastronomi dhe turizëm në komunën e Junikut. Takimi përmbajti tematika të rëndësisë së veçantë me ndikim në zhvillim të qëndrueshëm lokal, po ashtu edhe në jetën e qytetarëve, ku nga kryetari Kuçi dhe ministri Krasniqi u trajtua çështja e banimit të banorëve të lagjes “Agim Ramadani”, mundësia dhe rruga më të shpejtë që qytetarët e kësaj lagje të bëhen pronar të shtëpive të cilat i kanë shfrytëzuar për 21 vite. Ministri Krasniqi shprehu kënaqësinë që viziton Junikun, ku potencoj se qëllim i vizitave është njohja me problemet e komunave dhe dëmet që ka shkaktuar pandemia COVID -19 në nivelin lokal. Ministri shpalosi aktivitetet pasuese të ministrisë si: Studimi për ndikimin e pandemisë në nivelin lokal dhe organizimin e konferencës së donatorëve dhe investitorëve me mundësi të përfitimit të komunave përmes planeve emergjente për rimëkëmbje ekonomike. Kryetari Kuçi dhe ministri Krasniqi shprehen gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe inkorporim të akterëve tjerë në realizim të objektivave të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit …