Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj thotë se patentë-shoferët do të njihen në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj thotë se patentë-shoferët do të njihen në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka njoftuar së shpejti do të ketë marrëveshje për njohjen reciproke për ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së. “Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të kemi marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së që ende nuk e lejojnë këtë gjë”, ka shkruar Sefaj në profilin e vet në “Facebook”

Sefaj më tej ka thënë se patentë-shoferi i Kosovës mund të përdorët për tranist në komunikacion rrugorë në pothuajse të gjitha shtetet e BE-së. “Ditë më parë kemi lëshuar patentë-shoferin me dizajn të ri, i cili i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe garanton nivel të lartë të sigurisë. Patentë-shoferi i Republikës së Kosovës mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …