Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Principatën e Lihtenshtajnit. Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga Ministrja për Punë të Jashtme, Drejtësi dhe Kulturë, Aurelia Frick. Më pas, kryediplomati kosovar do të vazhdojë vizitën e tij në Konfederatën zvicerane, ku do të pritet nga Shef i Departamentit për Pune të Jashtme, Ignazo Cassis.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
