Ministri Kujtim Shala: Dinamikë e kënaqshme në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka inspektuar punimet që po zhvillohen për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, ku MKRS-ja po investon rreth 1 milion e 500 mijë euro. Ministri Shala u shpreh shumë i kënaqur me dinamikën e punimeve, sipas së cilës, ky stadium do të bëhet gati për gara të klubeve në afatin e paraparë. Ministri Shala me këtë rast u shpreh se ky është një lajm i madh për futbollin e Kosovës, meqë tanimë Kosova përfundimisht do të ketë një stadium ku mund të zhvillohen lojëra me karakter ndërkombëtarë. Ministri Shala po ashtu u shpreh se investimet e MKRS-së në infrastrukturën sportive përgjatë këtij viti janë rritur dukshëm, me qëllim që të krijohen kushte më adekuate për sportin e Kosovës dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të tij. Punimet në këtë stadium, po zhvillohen sipas kritereve dhe standardeve të kërkuara nga UEFA.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …