Pal Lekaj

Lekaj: Bisedimet për linjën hekurudhore më Serbinë do të zhvillohen veç sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës

I dërguari i posaçëm i kryetarit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell ka arritur se fundi një marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë për lëshimin e linjës ajrore. Pas kësaj, u paralajmëruan edhe hekurudhat. E për këtë temën e fundit, do të diskutohet këtë të hëne, ku pritet edhe të ketë marrëveshje. Mirëpo, kjo do të jetë veç sipas Kushtetutës së Kosovës, garanton Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës. “Në Berlin, pjesë e negociatave për marrëveshjen e mundshme për hekurudhat me Serbinë, me autorizim timin si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jenë Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Emmerson: Prokuroria e Gjykatës Speciale po manipulon me dëshmitarin, Ramiz Qeriqi, duke e shfrytëzuar si Kali të Trojës

Paraqitja e Ramiz Qeriqit, dëshmitar i Prokurorisë Speciale në rastin e paragjykuar penal kundër kreut …