Brickos

MINISTRI LEKAJ THEMELOI SHTABIN EMERGJENT TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS PËR GJENDJET E MUNDSHME EMERGJENTE

Ministria e Infrastrukturës Pal Lekaj, ka formuar shtabin emergjent, me qellim të menaxhimit të gjendjeve të jashtëzakonshme siç janë rrëshqitja e dheut, vërshimet, reshjet e borës, apo dhe reshje tjera. Për emërimin e këtij shtabi Ministri Lekaj ka nxjerrë një vendim, sipas të cilit ky shtab do të udhëhiqet nga sekretari i MI-së, Nebih Shatri, ndërsa përbëhet nga disa udhëheqës të departamenteve tjera të kësaj ministrie të cilët do të përcjellin vazhdimit situatën e cila krijohet në rast të reshjeve të ndryshme atmosferike. Lidhur me organizmin e punëve dhe aktiviteteve të këtij shtabi, ministri Lekaj mbajti një takim me anëtarët e këtij shtabi, ndërsa  në takim i pranishëm  ishte zëvendësministri Rexhep Kadriu, si dhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës Jeton Rexhepi. Ministri Lekaj tha se tha se ky shtab është themeluar, për të ndërmarrë masa për tejkalimin e situatave eventuale emergjente  të cilat mund të krijohen gjatë stinës së dimrit. Po ashtu shtabi do të ndihmoi në rastet kur kërkohet nga ana e qytetarëve për pengesat të cilat paraqiten gjatë qarkullimit të tyre nëpër rrugë, për shkak të ngricave apo edhe gjendjeve tjera. Shtabi emergjent do të raportoj tek ministri i Infrastrukturës si dhe do të rekomandoi ndërmarrjen  e masave përkatëse me procedurë urgjente për rikthimin e gjendje normale në rrugët e vendit tonë, kur paraqitet nevoja. Ndërsa, major Jeton Rexhepi, theksoi se Policia e Kosovës, është e gatshme që të bashkëpunojë në këtë drejtim për të siguruar një qarkullim më të lehtë të qytetarëve të vendit tonë, sa herë që kërkohet. Në takim u vendos që për të plotësuar veprimin në kohë sa më të shkurtër do të gjendet forma e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK-në), zjarrfikësit, institucionet shëndetësore etj. Që gjithë kjo të jetë në nivelin e duhur, Ministria e Infrastrukturës do të caktojë një zyrtar i cili do të jetë i gatshëm për të marrë dhe siguruar të gjitha informatat nga terreni, nëse rrugët janë të pakalueshme apo për mirëmbajtjen e tyre, dhe këto informata të përcillen sa më shpejt tek ky shtab dhe të intervenohet në mënyrën më të shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …