Ministri i Arsimit, Ramë Likaj u ka uruar sukses maturantëve që sot i nënshtrohen Provimit të Maturës. Me anë të një postimi ai ka kërkuar respektimin e masave kundër COVID-19. “Të gjithë maturantëve që sot po marrin pjesë në Provimin e Maturës Shtetërore 2020, ju uroj të kenë suksese në karrierë dhe në jetë. Falënderoj, po ashtu, edhe gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës. Pa panikë dhe ta ruajmë shëndetin! Bartni maska, mbajeni distancën dhe higjienën!”, ka shkruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
