Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër, më 28 dhjetor, duke filluar nga ora 13:30, me nderime ushtarake, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij. Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve. Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Ministrit Akar. Gjithashtu, më pas, Ministri Akar do të takohet edhe me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
