Ministri Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Ministri Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Me këtë rast, ambasadori Abbott e uroi ministrin Mehaj për marrjen e detyrës duke shprehur vullnetin e tij të plotë për bashkëpunim të ngushtë nga pozitat respektive. Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për Mbretërinë e Bashkuar në ofrimin e mbështetjes së madhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe për të arriturat e përgjithshme. Ambasadori Abbott, premtoi se Mbretëria e Bashkuar, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë mbështetjen dhe partneritetin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në mënyrë që të realizohen me sukses të plotë objektivat me planet tona të bashkëpunimit bilateral. Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve mike në fushën e mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …