Fillimi / Botimet / Ayten Ardel: MİTROVİCA NË DOKUMENTET OSMANE-EKSTRATE DOKUMENTESH
Ayten Ardel: MİTROVİCA NË DOKUMENTET OSMANE-EKSTRATE DOKUMENTESH

Ayten Ardel: MİTROVİCA NË DOKUMENTET OSMANE-EKSTRATE DOKUMENTESH

Mitrovica është një qytet i rëndësishëm në Republikën e Kosovës në kufi me Serbinë, qyteti i vetëm në Evropë i ndarë, ku jetojnë komunitete të ndryshme etnike (shqiptarë, turq, boshnjakë, serbë dhe komuniteti egjiptian). Qyteti është qendra e konfliktit politik mes shqiptarëve dhe serbëve. Për shkak të vatrave të pasura nëntokësore me xeherorë si plumbi, xinku,…shtetet perëndimore kanë ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme. Mendoj se, si autore e këtij punimi dhe si bija e asaj toke të mbrojtur me këto dhimbje, kam arritur të përmbush detyrën time të besnikërisë ndaj tokës sime. Besoj se botimi i dokumentacionit zyrtar të përpiluar nga administrata osmane për Mitrovicën e periudhës së sundimit osman, do të ekspozoj përpara lexuesve faktin se treva që jetonte në paqe gjatë periudhës së sundimit osman, kur ky shtet ishte i fuqishëm. Ndërkohë që me dobësimin e këtij shteti nisi edhe ndërhyrja e shteteve perëndimore që e shndërruan atë trevë në një mollë sherri duke krijuar një kaos të vërtetë në rajon.
Dëshiroj të shpreh faktin se jam e gëzuar që me këtë monografi kam kryer me aq sa kam pasur mundësi detyrën time që t’i qasem me drejtësi të vërtetës historike në lidhje me tokën ku kam lindur. Dokumentet janë vetëm një pjesë e mijëra dokumenteve që vërtetojnë ndikimin e shtetit osman për të krijuar ndër shekuj një ambient paqësor dhe të sigurt, fakt që ndikoi në rizgjimin e identitetit dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare që janë popullsi autoktone e Kosovës. Dëshiroj të nënvizoj faktin se me institucionet administrative, ushtarake, arsimore, shëndetësore dhe bamirëse që ndërtoi shteti osman, krijoi një atmosferë paqeje dhe sigurie të trevës në përmasat e ekuilibrave ndërkombëtare. Arkivat e Turqisë ruajnë ende rëndësinë dhe aktualitetin e tyre për të treguar qasjen që kemi nevojë për të siguruar një paqe permanente në trevën e Kosovës edhe në ditët e sotme kur ende kanë filluar të mbyllen hesapet e vjetra duke u shndërruar në vend mospajtimi mes shteteve evropiane. Si një sociologe me origjinë nga Mitrovica, pasi kam punuar prej vitesh në institucione të ndryshme kulturore në Bosnjë-Hercegovinë, dëshirova që të kurorëzoj me punimin e titulluar “Mitrovica në Dokumentet Osmane”, që përbëhet nga dokumente të përzgjedhura në Arkivin Osman të Stambollit.
Vitet e mia të punës si arkiviste në këtë institucion, si një nga institucionet më të rëndësishme të Republikës Turke, ndjehem krenare për mundësinë që kam, që sadopak të kryej borxhin moral që ndjej në zemër, ndaj tokave ku kam lindur. Shpresoj se, ky punim do të ndihmoj në studimet me të cilat merren historianët, apo edhe studiues tjerë të trevës në fjalë. Për këtë arsye, dokumentet nuk janë transkriptuar, por janë dhënë origjinalet të pajisura me përshkrime të gjera të përmbajtjes së dokumenteve në tre gjuhë, turqisht, shqip dhe boshnjakisht. Më duhet ta përmend se këtë vepër i’a dedikoj nënës sime të ndjerë, Fatime hanmit, e cila la gjurmë të pashlyeshme në jetën time, si dhe djalit tim të vetëm, Şimal Ardel, që më është vet jeta.
Libri u botua në tri gjuhë: shqipe, turqisht dhe serbisht.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: Pajtim Xhelo në librin e ri me lirika, "Me yjet zë e flet" 

Albert Z. ZHOLI: Pajtim Xhelo në librin e ri me lirika, “Me yjet zë e flet” 

Pajtim Xhelo në librin e ri me lirika “Me yjet zë e flet” e  përdor ...