Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni priti në takim zyrtarë nga EUROPOL-i

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni priti në takim zyrtarë nga EUROPOL-i

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim zyrtarët, Jari Liukku dhe Roberto Codesal nga Departamenti i Operacioneve të EUROPOL-it, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Policinë e Kosovës. Sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshme, në këtë takim ministri Hyseni dhe zyrtarët e EUROPOL-it biseduan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke e vlerësuar bashkëpunimin  e frytshëm të deritanishëm mes Policisë së Kosovës dhe këtij institucioni. Me këtë rast ministri Hyseni theksoi nevojën që menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullativës së re të EUROPOL-it, të fillohet hartimi i një draft marrëveshje bashkëpunimi.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …