Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli: Engel, zëri më i fuqishëm i shqiptarëve të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli: Engel është zëri më i fuqishëm i shqiptarëve të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, ka zhvilluar një takim pune me kongresmenin amerikan Eliot Engel. Kreu i diplomacisë kosovare ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon  vendi ynë si dhe për përpjekjet e reja të SHBA-ve për konsolidimin e mëtejmë të Kosovës. Pacolli e  ka vlerësuar Engel si zërin më të fuqishëm dhe përkrahësin më të madh të shqiptarëve të Kosovës.

“Sot, kisha një mëngjes të hershëm pune me Kongresmenin, Eliot Engel, zërin më të fuqishëm dhe përkrahësin më të madh të shqiptarëve të Kosovës në ShBA. Diskutuam shumë çështje të proceseve politike nëpër të cilët po kalon vendi ynë. Mbi shtimin e përpjekjeve të reja amerikane për konsolidimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. E falënderova në veçanti për programin Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, i cili do t’i sjellë vendit tonë 49 milion euro investime dhe shumë vende të reja pune. Njeriu më meritor për shtyrjen përpara të këtij programi ka qenë Kongresmeni, Eliot Engel dhe Shefi i Stafit të Demokratëve në Komitetin mbi Marrëdhënie me Jashtë z. Jason Steinbaum. Është vërtetë kënaqësi dhe nder i madh që vendi dhe populli ynë ka miq kaq të mëdhenj dhe modest si Kongresmeni Engel”, ka shkuar Pacolli

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …