leoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, sot vjen për vizitë dyditëshe në Kosovë. Gjatë vizitës në Kosovë, Soini do ta takojë Kryetarin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinajn, ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin dhe të tjerë.

“Temë e diskutimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale të Kosovës dhe Finlandës si dhe e ardhmja evropiane e Kosovës. Përveç kësaj, Ministri Soini do ta mbajë fjalën hyrëse me rastin e hapjes së projektit të binjakëzimit të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Finlanda, në forcimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Finlandës. Vizita në Kosovë është pjesë e turit në Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera ai do ta vizitojë edhe Maqedoninë dhe Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Gjykata Speciale po tenton ta shtrembërojë historinë e Kosovës dhe ta kriminalizojë luftën e drejtë të UÇK-së

Profesori universitar Arsim Bajrami ka reaguar fuqishëm ndaj zhvillimeve në proceset gjyqësore të Hagës, duke …