leoni

Ministri Reçica i ka informuar deputetët për hartim të Koncept-Dokumentit për Skemën e Ndihmës Sociale

Marrë parasysh rekomandimet nga institucionet vendore dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare se disa prej kritereve të përfshira në legjislacionin aktual për Skemën e Ndihmës Sociale janë diskriminuese, siç është kriteri i moshës 5 vjeç që përjashton shumë familje të varfra nga Skema e Ndihmës Sociale, MPMS gjatë vitit 2018 ka iniciuar disa reforma, përfshi edhe reformimin e Skemës së Ndihmës Sociale.

Gjatë seancës së Kuvendit ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, i ka  informuar deputetët se aktualisht jemi në fazën e hartimit të Koncept-Dokumentit për Skemën e Ndihmës Sociale nga i cili do të rrjedh Ligji i Ri dhe ky kriter do të eliminohet, bashkë me shumë kritere tjera diskriminuese.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …