Ministri Reçica nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata “World Vision” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Marrëveshja që u nënshkrua nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica dhe Drejtoresha Kombëtare e “World Vision”, Eljona Elmazi ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për grupet e cenueshme në nevojë, me theks të veçantë personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me nevojë për mbrojtje nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi. Ministri Reçica e falënderoi Elmazin për mbështetjen që organizata po i jep MPMS-së duke thënë se kjo marrëveshje do të shërbejë për avancim të shërbimeve sa i përket mbrojtjes së fëmijëve, sidomos nga të gjitha format e dhunës si dhe punëve të rënda.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …