Ministri Recica shpërndanë kuponë për furnizim me gjëra ushqimore dhe higjienike për mbi 2.000 familje

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, bashkë me përfaqësues të UNDP-së, sot kanë shpërndarë kuponë për mbështetjen e mbi 2,000 familje të cenueshme që jetojnë në varfëri ekstreme që do të përdoren për 3 muaj për furnizim me gjëra ushqimore, higjienë dhe sende të tjera të domosdoshme. Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, tha se, në këtë situatë të vështirë pandemike, të ndihmosh familjet nga grupet e cenueshme përfituese të asistencës sociale, tregon më së miri gjithë angazhimin dhe zotimin tonë si MPMS-së, për të qenë pranë qytetarëve që kanë nevojë për t’ju dhënë një dorë mbështetjeje. Ministri Reçica falënderoi dhe shprehi mirënjohje për qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut për mbështetjen financiare dhe UNDP-në për zbatimin e skemës për të mbështetur sa më shumë përmbushjen e nevojave të grupeve të cenueshme. Gjithashtu, ministri Reçica tha se, si ministër i MPMS-së jam shumë i lumtur që kam sado pak mundësi për t’ju gjendur afër këtyre familjeve dhe angazhimi im për përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve nuk do të mungoj asnjëherë. Programi i skemës me Kartela/kuponë synon që familjet t’i ndaj në 3 grupe dhe t’i përkrah financiarisht secilin muaj, gjatë periudhës 3 mujore me vlera të ndryshme si:

– Familjet deri në 1-4 anëtarë me 180 euro për 3 muaj (60×3)

– Familjet me 5-7 anëtarë me 210 euro për 3 muaj (70×3)

– Familjet mbi 8 anëtarë me 240 euro për 3 muaj (80×3)

Grupet kryesore të përfituesve do të jenë familjet pa të ardhura, familjet me vetëm një prind, familjet me persona me nevoja të veçanta dhe familjet e varfëra që jetojnë në zona rurale. Identifikimi i familjeve të pranueshme do të bëhet në koordinim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale. Ato që do të përzgjidhen duhet t’i plotësojnë disa kushte të veçanta krahas atyre të përgjithshme ku fillimisht të gjitha familjet duhet të jenë përfituese të skemës së ndihmës sociale qoftë nga kategoria e parë apo e dytë dhe t’i takojnë njërës prej kategorive si më poshtë:

  1. Prind vetushqyes, me theks nënat vetushqyese

  2. Familjet të cilat e kanë problemin e banimit të pazgjedhur

  3. Familjet të cilat kanë persona të sëmurë dhe me paaftësi brenda familjes

  4. Familjet me më shumë fëmijë në shkollë

  5. Familjet nga zonat e thella rurale të cilat kanë vështirësi në tregun e punës

  6. Familjet e minoriteteve ne gjendje të rëndë socio-ekonomike

Ky donacion u sigurua si pjesë e përgjigjes së menjëhershme ndaj COVID-19 në kuadër të Projektit, Zbutja e Ndikimit Të Krizës Humanitare dhe në Shëndet si dhe Mbrojtja Themelore Sociale për Grupet më të Cenueshme, të financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, përmes LuxDev, në një shumë të përgjithshme prej 1 milion EURO.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …