Ministri i Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster: FSK ka arritur standarde të larta

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster. Ai e ka falënderuar ministrin Lancster për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. “E vlerësojmë shumë përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën. Pa ndihmën tuaj dhe të shteteve të tjera mike, Kosova nuk do të arrinte të forconte subjektivitetin e saj ndërkombëtar”, është shprehur Thaçi. Sipas një komunikate të Presidencës, me Mministrin britanez, kreu i vendit ka folur edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e transformimit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ndërsa, ministri Lancster, i cili më herët kishte shërbyer edhe si ushtar i KFOR-it në Kosovë, u shpreh i impresionuar me zhvillimet pozitive dhe ndryshimet në Kosovë. “Kosova ka bërë një punë shumë të mirë për integrimin e komuniteteve dhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur standarde të larta”, ka thënë ministri Lancster. Duke folur për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, ai theksoi se Britania e Madhe e mbështetë vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë në Bruksel, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …