Brickos

Ministri Stavileci vazhdon përkrahjen për fushën e TIK-ut

Në kuadër të vizitave të Kompanive të fushës së TIK-ut, të premten ministri i Zhvillimit Ekonomik,  Blerand Stavileci, ka vizituar kompanitë Entermedia dhe Data Lab. Në këto takime Stavileci i ka njoftuar drejtuesit e tyre që tashmë fusha e TIK-ut, është njëra nga prioritet qeveritare me perspektivë për të rinjtë e vendit. Me këtë rast përfaqësues të kompanive Entermedia dhe Data- Lab  kanë falënderuar ministrin Stavileci për gatishmërinë e tij që fushën e TIK-ut ta bëjë pjesë të agjendës qeveritare për çka palët janë dakorduar që të intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që  TIK-u t’i jap impuls pozitiv ekonomisë së vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …