leoni

MKRS-ja investon 55 mijë euro në Besianë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Besianës, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i fushave sportive në fshatin Kërpimeh me rrethinë dhe mbulimi i fushës në fshatin Lubç i Poshtëm, në Komunën e Besianës”, që do të implementohet në vitin 2016 dhe ku MKRS-ja do të investojë 55 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se ky investim në fusha sportive, është në vazhdën e investimeve të shumta që po bëhen nëpër Kosovë, sidomos tani kur sporti i Kosovës është ndërkombëtarizuar.

Ai më tej u shpreh se, MKRS-ja po punon në shumë drejtime për ta përmirësuar infrastrukturën sportive në vend, në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për sportistët tanë.

Kryetari i Besianës e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sportit të Kosovës, dhe u shpreh se me këtë investim, Besiana përmirëson dukshëm infrastrukturën sporteve, sepse krijohen kushte më të volitshme për futbollin e kësaj ane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorë të drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …