Aksionin “Ta pastrojmë Deçanin” do organizohet më  24 maj 2016

Aksioni ta pastrojmë Kosovën më karakter sensibilizues i cili do të mbahet më  24 maj 2016, organizohet edhe nga  Komuna e Deçanit. Në këtë aksion do të marrin  pjesë qytetarët, shkollat, KFORI, Policia e Kosovës, Qendrat e Mjekësive Familjare,  Ndërmarrja Publike “Higjena”, organizatat joqeveritare lokale që veprojnë në  komunën e Deçanit, gjithashtu  aksionit do ti bashkëngjiten edhe  disa  bizneset  private  më veprimtari ndërtimore.

         Aksioni do të filloi nga ora 10 h-12 h.

 Mjetet materiale si:  dorëzat dhe thasët plastikës  janë të siguruar nga komuna e Deçanit.

Ndërmarrja Publike “Higjena” do të bej  bartjen e mbeturinave deri në deponin  regjionale.

Shkollat do të pastrojnë ambientet rrethuese (oborret e shkollave)  dhe  sheshet e fshatrave ku ato gravitojnë  kurse një klasë e gjimnazit  do të pastroj  qytetin së bashku me pjesëmarrësit e përmendur më lartë.

Bizneset private më veprimtari ndërtimore do të pastrojnë deponitë  ilegale në këto lokacione:

  • Në Podin e Gështenjave në Deçan,

  • Në afërsi të  Ndërmarrjes Publike për Ujitje  “ Lumëbardhi” , në rrugën “Sali Çeku”-Deçan

  • Në afërsi të stacionit të policisë në Deçan

  • Përgjatë rrugës në hyrje të  fshatit  Prokolluk

  • Në fshatin Baballoq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …