Donika Gervalla

Kryetarja e LDK-së për Gjermani, Donika Gërvalla, nuk u lejua të marrë pjesë në mbledhjen e KP-së

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë mbledhur sot në një restorant në Prishtinë, por kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, nuk është lejuar të hyjë brenda për të marrë pjesë në mbledhje. Ajo është penguar dhe është tërhequr nga sigurimi. Ndalimi i pjesëmarrjes për Gërvallen ka shkaktuar edhe reagimin e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo është larguar nga mbledhja në shenjë mospajtimi për mënyrën se si është trajtuar Donika Gërvalla. Deputetja Osmani ka paralajmëruar padi ndaj personave të sigurimit për trajtimin e koleges së saj. Donika Gërvalla, e ka akuzuar kryesinë e LDK-së, për këtë akt meqë pretendon se duke  qenë kryetare e një dege të partisë, ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së edhe pa qenë anëtare e saj. Ajo tha se ka shumë pjesëmarrës në këtë cilësi në mbledhjen e sotme. Edhe mediet nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …