Ministri, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se edhe zyrtarisht Trepça është regjistruar, shoqëri aksionare

Ministri, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se edhe zyrtarisht Trepça është regjistruar, shoqëri aksionare

Ministri, i MZH-së,  Valdrin Lluka ka bërë të ditur se ish-gjiganti metalurgjik dhe ekonomik i Kosovës, “Trepça” u regjistrua   si shoqëri aksionare! Tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e kësaj ndërmarrje janë pronarë të këtij gjiganti. Kemi shumë punë për të bërë, por ky hap historik definitivisht do të lehtësoj çdo proces tash e tutje dhe për këtë ndjehem i lumtur. Dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, përfshirë të gjithë anëtarët e bordit të Trepçës, menaxhmentin, sindikatën, kolegët në qeveri dhe veçanërisht deputetët e parlamentit të Kosovës. Regjistrimi i “Trepçës”, pason miratimin nga Kuvendi i Kosovës javë më parë të statutit, që i hapi rrugë regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …