Vuçiq

Vuçiq: Platforma e miratuar në Kuvendin e Kosovës, është vendim për ndërprerje të dialogut me Serbinë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të sotëm që pati me nën-sekretarin amerikan të Shtetit David Hale, ka deklaruar se Platforma për dialogun e miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, në esencë është vendim i Kosovës që ta ndërpresë dialogun me Serbinë, por ka shtuar se qëndrimi i Serbisë ndaj saj do të jetë i vendosur, serioz, i përgjegjshëm dhe i fuqishëm. Vuçiq, gjatë takimit me David Hale ka treguar se kaherë ia ka tërhequr vërejtjen përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherinit dhe ekipit të saj se miratimi i kësaj platforme nuk lë hapësirë për dialog, sepse është kundër dialogut, sidomos nëse merret para sysh refuzimi kryeneç i Prishtinës për ta hequr taksën e dëmshme të Kosovës ndaj mallrave të Serbisë” thuhet në kumtesën për opinion.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …