Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Petrit Vasili do të betohet sot para kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Kuvendi i Shqipërisë dje miratoi me 76 vota pro, dekretin e presidentit që emëron Petrit Vasilin në postin e ministrit të ri të Drejtësisë. Vasili zëvendësoi në këtë post Ylli Manjanin, i liruar nga detyra të hënën. Dekreti i shkarkimit të Manjani u miratua me 74 vota pro, 3 vota kundër dhe 1 abstenim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
