Ministri Yagcilar priti një delegacion nga GIZ-i

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka mbajtur një takim me përfaqësues të misionit për evoluimin e projektit të Reformës së Administratë Publike nga GIZ-i, të kryesuar nga Malte Kirchner

Gjatë takimit, palët, u njoftuan me gjendjen aktuale në RAP, për të arriturat dhe për mundësitë e mbështetjes së kësaj reforme edhe në të ardhmen nga GIZ-i, për këtë projekt.

Ministri Yagcilar, në këtë takim,  foli edhe për rëndësinë e reformave në tërësi, duke shpalosur objektivat dhe aktivitet kyçe lidhur me proceset reformuese, që janë dhe pritet të bëhen në administratën publike, që mund të jenë edhe çështje me përparësi edhe në projektin e ri.

Udhëheqësi i projektit Malte Kirchner bëri me dije se MAP-i do të jetë objekt i përkrahjes edhe në dy vitet e ardhshme, nëpërmjet projektit që synohet të hartohet nga GIZ-i.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri Hajredin Hyseni,  Lothar Jahn, Tillmann Schneider dhe Silvia Kienecker).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …