Komuna e Inegylit shtroi iftar për 400 persona në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, së bashku me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të tjerë të komunës kanë marrë pjesë në iftarin e shtruar të premten nga Komuna e  Inegylit të Turqisë.

Në iftarin e organizuar nga komuna e Inegylit, me rastin e muajit të shenjt të Ramazanit, i pari i komunës së Mitrovicës z.Agim Bahtiri, në fjalën e ti të rastit e falënderoj  fillimisht kryetarin e Komunës së Inegylit, Alinur Aktash , për kontributin e madhe që është duke e dhënë për komunën  e Mitrovicës,  ai me këtë rast falënderoj edhe të pranishmit që morën pjesë në këtë iftar ku atyre ju dëshiroj që në këtë muaj të shenjët të Ramazanit,  zoti tua pranoj të gjitha lutjet.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri, po ashtu ka falënderuar drejtuesin e Inegylit për bashkëpunimin e deritashëm, duke shpresuar se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe në fusha të tjera me rëndësi për të dy komunat.

“Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Mitrovicës, dua t’ ju shpreh falënderimin dhe mirënjohjen për mbështetjen e deritashme të komunës së vëllazëruar të Inegylit, e cila në vitet tjera ka shtruar iftare gjatë gjithë muajit Ramazan.

Komuna e Mitrovicës dhe ajo e Inegylit, tashmë kanë vendosur një bashkëpunim të mirë midis tyre, do të doja që ky bashkëpunim të vazhdon gjithmonë dhe të  zgjerohet më shumë edhe në fusha të tjera” u shpreh ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kjo nuk është hera e parë që kjo komunë shtron iftar për qytetarët e Mitrovicës, ky është viti i pestë me radhë që Inegyl shtron iftare për qytetarët e komunës së Mitrovicës, përveç kësaj Alinur Aktash, ka ndihmuar edhe 200 familje  të cilave ju ka dërguar ndihma për nder të muaji të shenjtë të Ramazanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …