Ministri Zemaj e pret në takim ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj

Ministri Zemaj e pret në takim ushtruesin e detyrës së kryeshefit të IPK-së, Kushtrim Hodaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj. Gjatë këtij takimi, ministri Zemaj ka njoftuar Hodaj për masat dhe aktivitetet e MSh-për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Zemaj falënderoi Inspektoratin Policor të Kosovës për angazhimin në kryerjen e detyrave që lidhen me monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër pandemisë Covid-19. Kurse Hoda tha se Inspektorati Policor i Kosovës e ka planin e vet të inspektimeve për të zbatuar masat kundër Covid-19 dhe në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera po zhvillojnë aktivitete ditore për përmbushjen e përgjegjësive në kuadër ta angazhimeve kundër Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

FBI konfirmon: Serbia e përfshirë në sulmin terrorist në Ibër–Lepenc

Hetimet për shpërthimin e kanalit Ibër–Lepenc kanë marrë dimension të ri pasi përfshirja e FBI-së …