Armend Zemaj: Dështimi i mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pasqyrë e neglizhencës jomorale të pozitës

Ministri Zemaj paralajmëron përdorimin e forcës së ligjit nëse nuk respektohen masat ndaj virusit korona

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se në rast se nuk respektohen masat ndaj koronavirusit do të veprojnë me forcën e ligjit. Shkeljet e rregullave nga kushdo Zemaj thotë se konsiderohen rrezik për jetën e secilit. “Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19. Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen. Pikërëndesë kryesore është se bartja e maskave të jetë obligative. Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset. Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar. Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Dhe do të merr përgjigjen ligjore”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …