Ministri  Zharku priti kryetaren e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës z.Lutfi Zharku ka pritur në takim kryetaren e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës (KQVR) znj.Vesa Ibrahimi, të cilës i premtoi mbështetje dhe bashkëpunim në realizimin e projekteve të përbashkëta për ngritjen e vetëdijes për sigurinë në rrugë.

Ministri Zharku vlerësoi lart rolin e të rinjve dhe përfaqësuesve të organizatave rinore në organizimin e fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit dhe informimit mbi sigurinë në rrugë.

 “Unë në takimin e parë që kam realizuar me përfaqësuesit e KQVR-së ju kam premtuar përkrahje dhe partneritet ne realizimin e aktiviteteve të këtij lloji. Kjo konferencë e përbashkët do të na shërbej për të diskutuar dhe për të nxjerrë ide për veprime të përbashkëta në të ardhmen”, tha ministri Zharku.

Nga ana tjetër Kryetarja e KQVR-së Vesa Ibrahimi, e falënderoi ministrin Zharku për gatishmërinë dhe u shpreh e lumtur që institucioni që ajo drejton dhe strukturat e saj do të japin kontribut në fushën e sigurisë në rrugë, duke e vlerësuar si fushë mjaft sfiduese, sidomos kur jemi në prag të sezonit të verës, kur ka rritje të numrit të aksidenteve.

Ministria e Infrastrukturës, përmes departamenteve përkatëse dhe në partneritet me mekanizma të tjerë, në vazhdimësi organizon fushata dhe aktivitete promocionale me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …