Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Kryetari Thaçi iu ka bërë thirrje politikanëve e shokëve të tij të luftës që të dorëzohen në Gjykatën Speciale

17-vjet pas mbarimit të luftës çlirimtare e fitimtare dhe 8 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së vendit, Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për agjencinë austriake “APA”, iu  ka bërë thirrje politikanëve dhe shokëve të tij të luftës që të dorëzohen në Gjykatën Speciale, por nuk ka dhënë shpjegime se a do të dorëzohet edhe vetë, tani që është në postin e të parit të Shtetit.  Agjencia austriake “APA”, sipas “Tanjugut” të Serbisë, bën të ditur se kryetari Thaçi, në të njëjtën kohë, i ka ikur përgjigjes në pyetjen se çfarë do të bënte në rast se padia do të ngrihej edhe kundër tij. Por ai ka folur me bindje se Gjykata është themeluar nga institucionet e Kosovës, me vullnetin e deputetëve të Kuvendit. Ai edhe kësaj radhe ka sqaruar  se  derisa ishte në postin e kryeministrit kishte kontribuar në krijimin e kësaj gjykate.  Liridashësit e vendit e dinë mirë edhe reagimin e Hashim Thaçit, kur Dik Marti e kishte apostrofuar si të akuzuarin e parë, për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …