Brickos

AKK-ja nuk iu beson deklarimeve të pasurisë së disa zyrtarëve të lartë, në mesin e tyre edhe kryeministri Mustafa

AKK-ja nuk iu beson deklarimeve të pasurisë së disa zyrtarëve të lartë, në mesin e tyre edhe kryeministri Mustafa

Formularët e 806 zyrtarëve të listës totale prej 3900 zyrtarëve të lartë që e kanë bërë deklarimin e rregullt vjetore do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë kundër korrupsionit. Kurse, në rast se Agjencia gjen parregullsi në deklarimin e pasurisë, atëherë ndaj këtyre zyrtarëve do të ushtrohet kallëzim penal, thuhet në një njoftim të kësaj agjencie.  Në këtë listë është edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi. Përveç tij, gjatë shortit që është hedhur sot nga Agjencia Kundër-Korrupsion është edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zëvendësministri i Mjedisit, Mërgim Rugova, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, deputetja Njomza Emini, si dhe zyrtarë të tjerë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Hasan Preteni tha se agjencia ka marrë të gjitha masat ligjore që të dhënat e tyre t’i krahasojnë me të dhënat e deklaruara nga zyrtarët e lartë. “Tash është faza e kontrollit, kapacitetet kryesore të agjencisë do të bazohen në kontroll. Ne do të vazhdojmë me formular të rinj sepse në vazhdimësi kemi zyrtarë që pranojnë detyra, largohen nga detyra këto janë llojet e deklarimit të pasurisë me marrjen e detyrës dhe largimin nga detyra. Prioritet do të jetë kontrollimi i këtyre formularëve, i këtyre zyrtarëve. Kontrollohen të dhënat e tanishme, i kontrollojmë me të dhënat e formularëve ndër vite, i krahasojmë këto të dhëna me të dhënat që i sigurojmë te mekanizmat tjerë…sigurojmë të dhëna për këta zyrtarë dhe i krahasojmë këto të dhëna, me ato që këta i kanë deklaruar me të dhënat që ne i sigurojmë. Secilin rast që ka mospërputhje mes asaj të deklaruarës dhe të gjeturës ne ushtrojmë kallëzime penale për deklarim të rrejshëm”, tha Preteni. Në vitin e kaluar AKK, ka kontrolluar 799 formularë, ku ndaj 43 rasteve është ushtruar kallëzim penal. Lista e zyrtarëve publik që do t’i nënshtrohen kontrolli të pasurisë publike do të publikohet edhe në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …