Ministri Zharku: Do të ketë transparencë në dhënien e patent-shoferëve

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka përuruar sot projektin e kamerave mbikëqyrëse për testimin e kandidatëve në njësinë për patent-shoferë në Prishtinë. Me këtë rast, ai përcolli nga afër vendosjen e kamerave në sallat ku mbahet testimi teorik. Ai e vlerësoi këtë projekt si mjaft të rëndësishëm, meqë kjo sipas tij, ndikon në rritjen e transparencës dhe vlerësimin real të kandidatëve që testohen për marrjen e patent-shoferit. Ministri Zharku saktësoi se projekti për vendosjen e kamerave kushtoi rreth 25 mijë euro, ndërsa për testimin elektronik, i cili pritet që të realizohet së shpejti vlera parallogaritare është 500 mijë euro.  Ai ka shtuar se qëllimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës është që të vendosin një rregull dhe një transparencë më të mirë në procesin e vlerësimit të kandidatëve për marrjen e patent-shoferit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …