Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka: Kosova do të përmbushë kërkesat për tregun e përbashkët energjetik rajonal

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka: Kosova do të përmbushë kërkesat për tregun e përbashkët energjetik rajonal

Kosova është zotuar që të përmbushë kërkesat për një treg të përbashkët energjetik rajonal, mirëpo problem për këtë mbetet Serbia. Kështu ka deklaruar në një konferencë për media ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, pas përmbylljes së mbledhjes së Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, ku është biseduar, ndër tjerash, edhe për energjinë e ripërtërirë. Ministri Lluka tha se Kosova do ta përmbushë edhe këtë kriter të kërkuar. “Është diskutuar edhe për transmisionin, të cilin po e pengon Serbia. Kosova është zotuar që të përmbushë kërkesat për një treg të përbashkët energjetik rajonal, mirëpo problem për këtë mbetet Serbia, e cila edhe nuk mori pjesë sot në këtë takim”, ka thënë ministri Lluka.

Janez Kopac nga Sekretariati i Komunitetit për Energji, ka thënë se ky ishte një takim i veçantë jo vetëm për Kosovën, por edhe për Maqedoninë. Ai shtoi se Kosova qe gati para një viti është në përpjekje për ta zbatuar pakon e energjisë. Duke folur rreth mos pjesëmarrjes së Serbisë në këtë takim, Kopac tha se kanë qenë në dijeni se pala serbe nuk do të marrë pjesë, që shkaktoi mungesë të kuorumit, por gjë e cila sipas tij, nuk paraqet problem për votim.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer viziton Hashim Thaçin në Hagë: Shpresoj që drejtësia të mos ndikohet nga milionat e paguara për Specialen

Analisti dhe profesori amerikan Daniel Serwer ka zhvilluar një vizitë 40-minutëshe me ish-presidentin e Kosovës, …