Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë e përkushtuar për transparencë, kërkon anulimin e konkursit për drejtor të Shërbimit Korrektues

Ministria e Drejtësisë, ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike shpalljen e konkursit për drejtor të Shërbimit Korrektues, siç përcaktohet me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi për emërimin në pozitat e larta drejtuese në shërbimin civil. Me qëllim të rekrutimit të një kandidati profesional dhe te pavarur, Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që procesi i rekrutimit të bëhet me projektin britanik, sipas Memorandumit të bashkëpunimit të lidhur në mes të Kuvendit dhe Qeverise së Kosovës si dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe.

Ministria e Administratës Publike ka themeluar Komisionin me ç ‘rast edhe Ministria e Drejtësisë ka caktuar përfaqësuesit në pajtim me nenin 215 (paragrafi 2) të Ligjit nr. 04/L -149 për Ekzekutim te Sanksioneve Penale, duke qenë edhe përfaqësuesit britanik pjesë e këtij procesi dhe EULEX-i në cilësinë e monitoruesit. Ministrja e Drejtësisë, sot ka pranuar raportin nga projekti i angazhuar nga ambasada Britanike me rekomandimin se asnjëri nga kandidatët nuk i plotëson kriteret për emërim në këtë pozitë.  Bazuar në këtë raport, Ministrja e Drejtësisë pret që Komisioni të marrë parasysh rekomandimin e projektit britanik i cili konstaton se asnjë kandidat nuk i plotëson kriteret dhe konkursi do të duhej të rishpallej. Rishpallja e konkursit për drejtor të ShKK-së, do të bëhet në pajtim me procedurat e rekrutimit, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante sipas ligjeve në fuqi.  Ministria e Drejtësisë siguron opinionin dhe mediet se procesi do të jetë transparent dhe çdo përpjekje për të ndërhyrë dhe dëmtuar kredibilitetin e procesit do të ndiqet sipas ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …